Tjetër aksident ditën e sotme, makina përfundon në stadium - Bota Sot
Tjetër aksident ditën e sotme, makina përfundon në stadium

Kronikë e zezë

Tjetër aksident ditën e sotme, makina përfundon në stadium

Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:06
Ilustrim

Një aksident është regjistruar në orën 2 të natës në qytetin e Beratit. Një mjet tip “Range Rover” ka përfunduar në stadiumin e Tomorit.

Mësohet se automjeti ka qenë me një shpejtësi jashtë normave të lejuar, teksa ka kaluar nga rreth rrotullimi duke u përplasur me stadiumin. Për fat të mirë, aksidenti nuk ka pasur pasoja në njerëz. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mëngjesin e sotëm janë shënuar edhe dy aksidente të rëna, një në Burrel ku mbeti i vdekur një 40-vjeçar, si dhe një në Tepelenë, ku një autobus u përplas me një makinë e si pasojë mbetën të plagosur 8 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...