Grabiten një femër në tetor të vitit të kaluar, arrestohen tre persona në Gjilan - Bota Sot
Grabiten një femër në tetor të vitit të kaluar, arrestohen tre persona në Gjilan

Kronikë e zezë

Grabiten një femër në tetor të vitit të kaluar, arrestohen tre persona në Gjilan

Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:07
Ilustrim

Policia e Kosovës pas një pune operative ka arritur të arrestoj tre persona të cilët me datën 23.10.2018 në Gjilan kishin grabitur një femër.

“Pas një pune operative hetimore zhvilluar nga policia janë identifikuar dhe janë arrestuar tre të dyshuar dy prej tyre moshë e mitur meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë pranuar se me datën e lartshënuar kanë kryer veprën penale të grabitjes ndaj viktimës femër K/Shqiptare.

Kosova drejt Euro 2020 me krenari dhe përgjegjësi

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

Tre të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësve të tyre të caktuar sipas detyrës zyrtare si dhe në prezencën e punëtorit të QPS-së. Me vendimin e prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes, dy prej tyre moshë e mitur dërgohen për 24 orë”, thuhet në raportin e policisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...