Dyshohet se vodhi ari në vlerë 10 mijë euro, arrestohet në Prishtinë - Bota Sot
Dyshohet se vodhi ari në vlerë 10 mijë euro, arrestohet në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dyshohet se vodhi ari në vlerë 10 mijë euro, arrestohet në Prishtinë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 23:00 është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku nga aty ka arrit të marrë një sasi të stolive të arit (vlera rreth 10000 euro).

I dyshuari është L. B,  31 vjeç.

Të njëjtit policia i ka gjetur dhe  sekuestruar një sasi të stolive të arit ( dyshohet e vjedhur).

si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti apo ndërlidhjes së tij  me raste të  tjera, të natyrës së njëjtë.

Personi i dyshuar  pas intervistimit nga ana e policisë  me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Një kontribut të veçantë në realizimin e këtij aksioni, kanë dhënë edhe qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me njësitet policore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...