Lezhë, i grabisin makinën dhe ia djegin - Bota Sot
Lezhë, i grabisin makinën dhe ia djegin

Kronikë e zezë

Lezhë, i grabisin makinën dhe ia djegin

Më: 22 mars 2019 Në ora: 10:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një automjet tip "Benz" është grabitur dhe i është vënë flaka nga përsona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e së enjtes, 21 mars 2019, në Balldre të Lezhës.

Shtetasi me iniciale N.K ka qenë duke lëvizuar me automjetin me targa AA 377KH në superstraden Lezhë-Ballre, kur dy përsona i kanë dalë para dhe e kanë zbritur nga makina.

Më pas janë larguar me shpejtësi dhe i kanë vënë flaken në afersi të fshatit Kakarriq dhe autoret janë larguar pa lënë gjurmë. 

Kanë qenë kalimtarë të rastësishem të cilët kanë konstatuar automjetin në flakë dhe kanë njoftuar zjarrfikësit.

Ndërhyrja e këtyre të fundit ishte e kotë, pasi makina ishte shkrumbuar plotësisht. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa pronari i automjetit që ra pre e grabitjes ka deklaruar se nuk ka arritur ti idetifikoje autoret të cilët kanë qenë të maskuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...