Vrasja e biznesmenit, kolegët rrëfejnë kafen e fundit: Ja çfarë folëm, nuk kishte… - Bota Sot
Vrasja e biznesmenit, kolegët rrëfejnë kafen e fundit: Ja çfarë folëm, nuk kishte…

Kronikë e zezë

Vrasja e biznesmenit, kolegët rrëfejnë kafen e fundit: Ja çfarë folëm, nuk kishte…

Më: 22 mars 2019 Në ora: 13:28
Agim Dardha.

Vrasja e biznesmenit, kolegët rrëfejnë kafen e fundit: Ja çfarë folëm, nuk kishte…

Ndërkohë, dy prindërit dhe tri motrat mësohet se jetojnë prej vitesh në SHBA. Kolegë të tij në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Shkodër, nuk gjejnë fjalë për ikjen e papritur të Nardit.

Ceremonia për lamtumirën e tij u organizua në periferi të Shkodrës. Kolegët e tij të punës, pasi shkuan për ngushëllime tregojnë kafen e fundit me 32-vjeçarin dhe bisedat që ai zhvilloi, ndërsa nuk kanë parë asnjë lloj shqetësimi në sjelljen e tij.

“Nardi ka qenë jo thjesht një roje mjedisore në Parkun Kombëtar të Thethit, por ka qenë edhe një udhërrëfyes për ne të gjithë për njohuritë që ka pasur për Alpet dhe dashamirësinë që ka treguar me turistët e huaj dhe Alpet në atë zonë. Ne si administratë e Zonave të Mbrojtura jemi të gjithë të pikëlluar dhe nuk gjejmë dot fjalët për të përshkruar dhimbjen tonë për kolegun Nard Polia dhe urojmë që shpirti i tij të prehet në paqe. Nardi dje ishte në një ditë pune normale si gjithë të tjerat dhe në drekë rreth orës 13:30 konsuamuam edhe kafen e fundit me të. Nuk e kishim besuar kurrë se një ditë mund të vdiste nga plumbat. Nga mënyra se si komunikonte me kolegët, ne nuk kemi vërejtur asgjë shqetësuese në sjelljen e tij, përveç humorit dhe buzëqeshjes që kishte gjatë gjithë kohës. Nuk kemi vërejtur asnjë shenjë dhe nga momenti që e kemi njohur dhe që kur kemi filluar punë me të, vetëm humor ka pasur. Edhe dje kur konsumuam kafen nuk kishte asnjë lloj shqetësimi apo problem në sjelljen e tij, por përkundrazi, si gjithnjë i qeshur”, shprehet drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha.

Kolegia e tij, Age Martini, tregon ëndrrën e Nardit për zhvillimin e Thethit dhe turizmit atje, përpara se të përfundonte i vdekur nga 20 plumbat, me të cilët u qëllua.

“Absolutisht që nuk kemi vërejtur asgjë shqetësuese tek ai. Ne nganjëherë, si në këtë rast, bëjmë plane të mëdha, kur në fakt nuk kemi as jetën tonë të sigurt. Dje, në kafen që konsumuam me Nardin folëm për sezonin turistik, planet e së ardhmes për fshatin turistik të Thethit dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Ajo e djeshmja ishte një nga bisedat më normale që ne bënim gjithmonë. Absolutisht që nuk kemi parë asnjë lloj problemi apo shqetësimi tek ai. Ishte ai Nardi që kemi njohur, ndenjur dhe kemi parë gjithmonë, ashtu si e kemi njohur përherë”, tha Martini.

Një numër i konsiderueshëm njerëzish kanë shprehur ngushëllime, qoftë te familja, por edhe përmes rrjeteve sociale për vrasjen e të riut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...