Kapen armë dhe barna, arrestohen tre persona - Bota Sot
Kapen armë dhe barna, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Kapen armë dhe barna, arrestohen tre persona

Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar 3 persona nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Gjatë realizimit të hetimeve dhe zhvillimeve në terren, si pjesë e këtij operacioni policor janë përfshirë edhe Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar (DKKO) dhe institucionet tjera kompetente, që merren me trajtimin e produkteve medicinale.    

Personat e arrestuar janë: B. S. (1982) S. S. (1985) dhe F. H.  (1963).

Pas angazhimit sistematik hetimor të zyrtarëve kompetentë nga Policia e Kosovës, dhe aplikimit të teknikave të avancuara me masa të fshehta si dhe urdhëresave nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka rezultuar se ka të bëjë me një grup të organizuar i përbërë nga personat e dyshuar të cilët janë ndaluar u janë kontrolluar veturat që ishin në pronësi të tyre, po ashtu është bërë kontrollimi i lokacioneve ku dyshohej se personat e dyshuar kanë fshehur (deponuar) barnat të cilat dyshohet se kanë qenë të kontrabanduara dhe të njëjtat janë shpërndarë nga të dyshuarit në fjalë, tek shitësit ambulant dhe në barnatore të ndryshme në tërë Republikën e Kosovës. 

Gjatë operacioni janë sekuestruar gjërat si më poshtë: Pistoleta (‘Glock Austria’) 29,

Pistoleta (‘Sig-Sauer’) 70 fishekë të kalibrit 9mm, 303 copë, fishekë ë kalibrit 7.65 mm, 417 copë, fishekë të kalibrit 6.35 mm, 5 copë, veturë e tipit ‘BMË’ 740, me targa 671-KS-969, veturë e tipit ‘Audi’ A3, me targa 01-337-IL, veturë e tipit ‘Opel Corsa’, me targa 01-806-LK , DVR (regjistrues i kamerave të sigurisë), 2 copë, barna (Tamol – XX 200 mg.) 4810 paketime, Barna (Camagra Shampon) 3012 paketime, Barna (të ndryshme) 3000 paketime, dorëza medicinale 5 paketime dhe detergjent i lëngshëm i hasur pa deklaracion – i dyshuar si i kontrabanduar (dyshohet se iu është ndryshuar afati i skadencës).

Policia e Kosovës do të ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore, pasi që dyshohet se të dyshuarit kanë vepruar  si grup kriminalë i organizuar dhe i strukturuar, dhe se mund të ketë  edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent janë dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...