Tentojnë të vjedhin në shtëpinë e një polici në Hajvali, arrestohen tre persona - Bota Sot
Tentojnë të vjedhin në shtëpinë e një polici në Hajvali, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Tentojnë të vjedhin në shtëpinë e një polici në Hajvali, arrestohen tre persona

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes nën dyshimin për vjedhje dhe tentim vjedhje në Hajvali të Prishtinës.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të Policisë së Kosovës, që kanë treguar se disa persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi, ku kanë vjedhur disa gjëra dhe më pas kanë tentuar të vjedhin edhe një shtëpi tjetër.

“Me të marrë informacionin nga pronarët e shtëpisë ekipet e Policisë kanë reaguar shpejtë, kështu edhe duke ndaluar personat e dyshuar” thuhet më tutje në përgjigjen e Policisë.

Burime të ktv-së kanë mësuar se është tentuar të vidhet shtëpia e një pjesëtari të Policisë së Kosovës me ç’rast kanë ndodhur edhe shkëmbime me armë zjarri, por që nuk është lënduar askush.

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe se shumë shpejt do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...