Të shtënat me armë në Hajvali, Policia jep detaje - Bota Sot
Të shtënat me armë në Hajvali, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Të shtënat me armë në Hajvali, Policia jep detaje

Më: 23 mars 2019 Në ora: 00:07

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë kryer vjedhje në një shtëpi në Hajvali.

Këtë e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga PK-ja, i cili ka konfirmuar se gjatë aksionit të Policisë ka pasur edhe të shtëna me armë.

Nga shtënia me armë sipas Krasniqit nuk ka pasur të lënduar.

“Më 22.03.2019, rreth orës 20:40, në fshatit Hajvali, është kryer një vjedhje në një shtëpi. Posa është pranuar informatat njësi policore, përfshirë NJSO-në, kanë intervenuar dhe është arritur të arrestohen dy të dyshuar. Arrestimit i ka paraprirë edhe një shkëmbim zjarri mes të të dyshuarve të cilët kanë shtënë dy here ndaj një polici i cili po ashtu iu ka përgjigjur me një të shtënë. Dyshohet se grupi ka qene i përbërë edhe nga dy të dyshuar tjerë.  Gjatë këtyre zhvillimeve nuk ka pasur të lënduar. Policia ende po e trajton dhe po e ekzaminon vendin e ngjarjes”, tha Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...