Digjet një shtëpi në Kërvasari

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Kërvasari

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:53
Shtepia

Një shtëpi në fshatin Kërvasari të Komunës së Malishevës, është djegur tërësisht dhe dhjetë anëtarët e kësaj familje kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Këtë familje, sot në orët e para, e ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka thënë se do t’i bëhet një zgjidhje e shpejtë për t’i siguruar strehim.

Gjatë vizitës në familjen e Lulzim Bytyçit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur keqardhje për djegien e shtëpisë, dhe pas vizitës ka deklaruar do të shikohen të gjitha mundësitë, për një zgjidhje të shpejtë për familjen Bytyçi, në mënyrë që ti rregullohet shtëpia dhe të sigurohet banimi për këtë familje.

Familja Bytyçi, përkohësisht pritet të strehohet tek të afërmit e tij në Kërvasari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat