Përleshje në Pejë, përdoren edhe armët - Bota Sot
Përleshje në Pejë, përdoren edhe armët

Kronikë e zezë

Përleshje në Pejë, përdoren edhe armët

Më: 24 mars 2019 Në ora: 09:34
Ilustrim

Policia e Pejës bën të ditur se dje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë 2 Dy të dyshuar kanë sulmuar njëri - tjetrin si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishin mes veti, ku njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Policia lidhur me rastin ka arrestuar gjithsej gjashtë persona të dyshuar dhe ka konfiskuar një pistoletë me një karikator  dhe shtatë fishekë si dhe lejen e armës të cilën e kishte pas njëri prej të dyshuarve.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe  një gëzhojë e fishekut, ndërsa me vendim të prokurorit, tre të dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...