Sulmon dy persona në Parkun e Gërmisë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Sulmon dy persona në Parkun e Gërmisë, arrestohet i dyshuari

Më: 24 mars 2019 Në ora: 09:46
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 15:00 ka arrestuar një person në Parkun e Gërmisë pasi që për shkaqe të panjohura kishte sulmuar fizikisht një mashkull dhe një fmeër dhe të njëjtit si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime ku njëri prej viktimave ka pranuar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri një pistoletë me 4 fishekë,  një armë zjarri në formë të laps –kimikut dhe një thikë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat