I vihet eksploziv një makine në Krujë, si e zbuloi i zoti

Kronikë e zezë

I vihet eksploziv një makine në Krujë, si e zbuloi i zoti

Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një sasi eksplozivi është zbuluar ditën e sotme në një makinë të parkuar.

Ngjarja është shënuar në fshatin Mallkuç të Krujës, ku lënda plasëse nuk ka rezultuar aktive.

Ka qenë i zoti i mjetit Florind Muça 44 vjeç, ai që ka pikasur sasinë e eksplozivit, duke lajmëruar policinë.

Ai ka parë një qese poshtë makinës së tij, ku ka konstatuar lëndën plasëse.

Xhenierët bën të mundur asgjësimin e lëndës plasëse, duke shmangur çdo rrezik.

Sakaq policia po heton për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat