Gjendet një minë në Kaçanik

Kronikë e zezë

Gjendet një minë në Kaçanik

Më: 25 mars 2019 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes në Kaçanik.

Njësiti i deminimit “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin, minë këmbësorie, me ç’rast në vendin e ngjarjes e kanë asgjësuar në mënyrë të sigurt dhe pa asnjë problem, njofton PK.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla policore ka lokalizuar dhe ka siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i deminimit “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin, minë këmbësorie, me ç’rast në vendin e ngjarjes e kanë asgjësuar në mënyrë të sigurt dhe pa asnjë problem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat