Kapen me 2 kg kokainë të pastër, në pranga dy shqiptarët në Itali, fotografuan makinat e policisë për…

Kronikë e zezë

Kapen me 2 kg kokainë të pastër, në pranga dy shqiptarët në Itali, fotografuan makinat e policisë për…

Më: 25 mars 2019 Në ora: 15:56
Policia Italia

Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali, pas u kapën me 2 kilogramë e 700 gramë kokainë të pastër.

Sipas mediave italiane, në pranga kanë rënë Ermal Aliaj 34-vjeç dhe Klodjan Basja 36-vjeç. Ata u arrestuan pas një jave hetimesh nga policia, ndërsa njëri prej tyre i cili jetonte afër rajonit të policisë, kishte fotografuar të gjitha makinat e policisë për të kuptuar nëse i ndiqte ndonjëra prej tyre.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, policia sekuestroi veç drogës edhe 14.600 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat