Aksident rrugor në Lezhë, një i vdekur - Bota Sot
Aksident rrugor në Lezhë, një i vdekur

Kronikë e zezë

Aksident rrugor në Lezhë, një i vdekur

Më: 26 mars 2019 Në ora: 21:48
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar orët e mbrëmjes së të martës në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Treshit”.

Përplasja mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për një person, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe emergjencave civile, ndërkohë që do të hetohet edhe mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...