Sherr për pronën, plagoset një person

Kronikë e zezë

Sherr për pronën, plagoset një person

Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:11
Ilustrim

Një sherr për motive pronësie ka bërë që një person të mbetet i plagosur, ndërsa një tjetër të vihet në pranga.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë marrë njoftim se në njësinë administrative Muhurr pasditen e kësaj të enjteje, po ndodhte një konflikt mes dy personave, i cili mund tu përshkallëzonte në përmasa të mëdha.

Nga ana e uniformave blu është organizuar puna duke bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit.

Kështu nga ana e policisë u vu në pranga A.M., 33 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti për motive pronësie ka goditur dhe dëmtuar në pjesën e fytyrës shtetasin A.M., 52 vjeç.

Për shkak të dëmtimeve të marra, ai u dërgua për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat