Gjendet trupi i pajetë i një personi pranë portit të Durrësit

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i pajetë i një personi pranë portit të Durrësit

Më: 29 mars 2019 Në ora: 10:47
Ilustrim

Trupi i pajetë i një personi është gjetur paraditen e sotme në afërsi të portit të Durrësit.

Trupi i pajetë u gjet në ujë pranë vendit të njohur si ish-kantieri detar, ndërkohë që dyshohet se është mbytur.

Paraprakisht mendohet se kufoma i përket Xhelal Skënderit, punonjës në port.

Trupi i pajetë pritet të dërgohet në morgun e qytetit, për t’iu bërë ekspertiza.

Sakaq, aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave se si viktima ka gjetur vdekjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat