Kapen rreth 17 kg marihuanë në pikë kalimin e Vërmicës

Kronikë e zezë

Kapen rreth 17 kg marihuanë në pikë kalimin e Vërmicës

Më: 29 mars 2019 Në ora: 14:31
Ilustrim

Oficerët e Doganës së Kosovës kanë kapur rreth 17 kg të substancave narkotike të llojit marihuanë në pikë kalimin e Vërmicës, gjatë tentimit për të u kontrabanduar në Kosovë.

“Gjatë Kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Shqipërisë dhe e cila drejtohej nga dy shtetas Shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar të veturës është dyshuar në ekzistimin e dyshemesë së dyfishtë e cila mund të ishte e punuar enkas për fshehje të mallit. Pas hapjes së shtresës metalike tek këmbët e ulëseve të karrigeve të pasme janë gjetur edhe sasia e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë”, njofton dogana përmes një komunikate për media.

Pas zbulimit është bërë ndalimi i personave në bashkëpunim me policinë ku edhe rasti së bashku me lëndën narkotike është përcjell tek policia e Kosovës  për hetime te mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat