Vetëvritet me armë zjarri një person në Viti

Kronikë e zezë

Vetëvritet me armë zjarri një person në Viti

Më: 30 mars 2019 Në ora: 12:46
Ilustrim

Një person i ka dhënë fund jetës së tij me armë zjarri në fshatin Sadovinë e Jerlive në Viti.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa nuk bëhet e ditur se çfarë e ka çuar deri të akti viktimën.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar për shkaqe të panjohura ka bërë vetëvrasje me armë zjarri në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat