26 vjeçarja vdiq në aksident, u lëndua djali i saj 3 vjeç – 25 të vdekur për tre muaj në trafik

Kronikë e zezë

26 vjeçarja vdiq në aksident, u lëndua djali i saj 3 vjeç – 25 të vdekur për tre muaj në trafik

Më: 31 mars 2019 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Të premtën ka humbur jetën nëna me inicialet M.A  26 vjeçare në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Gjilan-Ferizaj, konkretisht në dalje të fshatit Partesh. I lënduar ka mbetur edhe djali i saj 3 vjeçar. Po ashtu javën që e lam pas jetën në aksidente e kanë humbur edhe dy burra njëri në Klinë e tjetri në Pejë, aksidentet e ndara kanë ndodhur me traktor.

Kështu nga java e kaluar ku numri i viktimave në komunikavion brenda këtij viti në Kosovë ishte 22, tani ka shkuar në 25 persona.

Aksident i rëndë ndodhi ditë më parë në Duhël të Suharekës,  tre të rinj, 20, 21 dhe 23 vjeç vdiqën në vendin e ngjarjes.  Mbet i lënduar edhe një person tjetër, i njejti është jashtë rrezikut për jetë.

Policia tha se nga aksidenti tragjik në vendin e ngjarjes mbetën të vdekur: S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998 dhe V.H viti i lindjes 1999.

Nga informacionet e para që kanë mbledhur, organet e hetuesisë thanë se vetura e tipit “Golf 6” e marrë me qira ka tejkaluar në vijën e plotë duke u goditur me një kamion. Në këtë veturë ndodheshin tre të rinjtë që ende nuk dihet se cilin vend e kishin destinacion.

Aksident me fatalitet po atë ditë ku vdiqën tre të rinjët ndodhi edhe në Vitomiricë të Pejës. Jetën e humbi një 63 vjeçar e lëndime morën dy gra.

Gjatë periudhës dy mujore në Kosovë lëndime trupore në komunkacion morën gjithësej 1257 persona, tha policia të shtunën. Po ashtu ndodhën edhe 1310 aksidente që përfunduan vetëm me dëme materiale. Po në këtë peridhë kohore policia ka shqiptuar 63356 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.

Numri i aksidenteve fatale është në rritje nëse e krahasojmë me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

“Në periudhën janar-shkurt 2019 jetën në aksidente e humbën 14 persona, apo tre më shumë se në periudhën e njejtë kohore me 2018”, tha policia.

Ndërsa deri më tani numri i personave të vdekur në komunikacion ka shkuar në 25.

Nuk ka javë që në vendin tonë nuk raportohet për aksidente fatale. Para disa ditësh në Gjilan, si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni për vdekje u godit Qerim Çoçaj 53 vjeç dhe u lënduan 23 persona.

Dy aksidente fatale me tren

Dita e parë e muajit mars nisi me dy lajme tragjike. I.H 20 vjeç, ka humbur betejën nga plagët që ia shkaktoi një tren ditë më parë në afërsi të kazermës “Adem Jashari”. Ky i ri atë ditë kishte shkuar për të aplikuar si rekrut në FSK, por u godit nga një tren dhe mori plagë të rënda trupore. Për disa ditë rresht qëndroi në intensivë në QKU por mbrëmë ndërroi jetë.

Aksidenti tjetër me tren ndodhi në Pejë. Madje në vendin e ngjarjes ndërroi jetë Sahit Lokaj 51 vjeçar.

Po ashtu ditë më parë tre anëtarë të familjes Sope nga fshati Zhur i Prizrenit kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në aksin rrugor Prizren- Zhur. Babai Ramiz Sope, 50 vjeç, bashkë me dy djemtë e tij, Behar Sope, 24 vjeç, dhe Lumbardh Sope, 22 vjeç, u aksidentuan për vdekje me një kamion për pastrimin e borës. Deri më tani, dyshimet e para të prokurorisë thonë se aksidenti është shkaktuar nga vetura e viktimave.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. Po ashtu për zvogëlimin e numrit të aksidenteve në publik janë shpërndarë disa kampanja vetëdijësuese.

Statistika shtesë rreth aksidenteve në trafik gjatë 2018-s:

Bëhet e ditur se 126 persona vdiqën në komunikacion gjatë 12 muajve të vitit 2018.  Këtë shifër e dha Policia. “Nga 1 janari 2018 deri më 30 dhjetor kanë ndodhur 97 aksidente fatale me gjithsej 124 persona të vdekur”, tha policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat