Hajnat thyejnë një shkollë në Mitrovicë, vjedhin edhe kamerat e sigurisë

Kronikë e zezë

Hajnat thyejnë një shkollë në Mitrovicë, vjedhin edhe kamerat e sigurisë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Dje në polici në Mitrovicë është paraqitur drejtori i një shkolle për t’u ankuar se persona të panjohur kanë thyer objektin e institucionit që drejton.

Policia njofton përmes raportit se hajnat kanë thyer xhamat e objektit ku kanë vjedh një pajisje – mprehës dhe dy kamera të shkollës bashkë me hard diskun. Nuk është bërë e ditur se për cilën shkollë të qytetit të Mitrovicës bëhet fjalë, sikurse që nuk njoftohet nëse është arrestuar dikush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat