Një i vdekur e 4 të lënduar në një aksident trafiku në Rahovec

Kronikë e zezë

Një i vdekur e 4 të lënduar në një aksident trafiku në Rahovec

Më: 1 prill 2019 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Celinë të Rahovecit.

Policia e Kosovës njofton se  derisa një person drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke goditur një veturë dhe përfunduar jashtë rruge.

 Si pasojë i dyshuari tani viktimë, ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat