Mashtron policinë se ia kanë vjedhur paratë, ja çfarë ndodh

Kronikë e zezë

Mashtron policinë se ia kanë vjedhur paratë, ja çfarë ndodh

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:17
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi kishte deklaruar rrejshëm se nga vetura e tij i ishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të konsiderueshme të parave.

Si rezultat i veprimeve të  ndërmarra operativo-hetimore nga hetuesit policor, duke u bazuar në prova materiale kanë arritur të vërtetojnë se rasti i raportuar më parë nuk ka elemente të veprës penale vjedhje, por që vetë ankuesi tanimë i dyshuar ka deklaruar rrejshëm , ndërsa shuma e parave të deklaruara si të vjedhura janë sekuestruar nga i dyshuari.

I dyshuari i arrestuar është V. S.,  26-vjeçar, shtetas i Republikës i Kosovës, i cili pas procedurave intervistuese me  vendim të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit  policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat