Korçë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Kronikë e zezë

Korçë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:47
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në aksin Korçë-Pogradec ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhu në Vashtmi, ku mjeti me targa AA 61 8SK ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar rëndë.

Për shkak të përplasjes së fortë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spitalin e Korçës me lëndime të shumta.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat