Arrestohet 20 vjeçari në Skenderaj, dyshohet për tentim vrasje

Kronikë e zezë

Arrestohet 20 vjeçari në Skenderaj, dyshohet për tentim vrasje

Më: 3 prill 2019 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Policia në Skenderaj sot ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në njërën nga lagjet e qytetit të Skenderajt, ku sipas të dhënave të para dhe deklaratave të siguruara thuhet se si shkak i një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur një person, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

“Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar K. V., 20 vjeçar, i cili dyshet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar viktimën e rastit”, thotë Policia.

Me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat