Aksident në Bardhosh, kamioneta godet këmbësorin

Kronikë e zezë

Aksident në Bardhosh, kamioneta godet këmbësorin

Më: 3 prill 2019 Në ora: 18:06
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, një kamionetë ka goditur një këmbësor, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe të ndihmës së shpejti.

Në rrugë ende janë shenjat e gjakut nga aksidenti, ndërsa policia po vë në kontroll situatën duke kontrolluar edhe komunikacionin i cili ka qenë i bllokuar për pak kohë.

Në afërsi të vendit të aksidentit gjendet edhe një nënkalim, por që nuk shfrytëzohet nga këmbësorët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat