Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin 75 vjeçar në Bardhosh

Kronikë e zezë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin 75 vjeçar në Bardhosh

Më: 4 prill 2019 Në ora: 00:48
Aksidenti në Bardhosh

Policia e Kosovës tregon se ka arrestuar dhe e ka dërguar në mbajtje personin që me kamionetën e tij goditi 75 vjeçarin në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

“Si pasoj e aksidentit të raportuar më herët në Bardhosh, ku është goditur dhe ka pësuar lëndime të renda trupore një person rreth 75 vjeçar, i cili është dërguar në QKUK, përderisa vozitësi i kamionetës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kompetent”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës Policinë e Kosovës.

“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë më të kujdesshëm, në veçanti drejtuesit e automjeteve që tu përmbahen rregullave në trafik, përndryshe masa rigoroze janë duke u aplikuar dhe do të aplikohen në vazhdimësi nga Policia ndaj të gjithë atyre që bien në kundërshtim me rregullat në trafik”, ka thënë më tej Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat