Gjendet një trup i pajetë në afërsi të Ibrit

Kronikë e zezë

Gjendet një trup i pajetë në afërsi të Ibrit

Më: 4 prill 2019 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Në Veri të Mitrovicës afër Lumit Ibër, është gjetur sot trupi i pajetë i një mashkulli.

Këtë e konfirmoi Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, ai tha se Policia ka dal në vendin e ngjarjes.

“Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ekipi i Forenzikës është duke e kryer punën e vet, jemi duke pritur ekipin e mjekësisë ligjore të marr trupin”.

Hoti më tej tha se nuk dihet identiteti i këtij trupi.

“Nuk dihen arsyet e vdekjes, por edhe identieti i personit nuk dihet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat