Shpërthen granata, ndërron jetë një fëmijë në Bulqizë

Kronikë e zezë

Shpërthen granata, ndërron jetë një fëmijë në Bulqizë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 17:35
Ilustrim

Një fëmijë i mitur ka ndërrruar jetë në Bulqizë të Shqipërisë dhe një tjetër është në gjendje të rëndë, pas shpërthimit të një granate dore.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur teksa dy fëmijët po luanin në afërsi të shtëpisë, ku kanë gjetur një granatë luftarake, e cila ka shpërthyer.

Si pasojë ka humbur jetën një nga fëmijët 10 vjeç dhe është plagosur rëndë motra e tij 8 vjeçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat