E rëndë, babi shtyp aksidentalisht me makinë djalin e tij 3-vjeçar, e ëma pa të gjithë skenën horror

Kronikë e zezë

E rëndë, babi shtyp aksidentalisht me makinë djalin e tij 3-vjeçar, e ëma pa të gjithë skenën horror

Më: 5 prill 2019 Në ora: 19:30
Djali viktima

Një fëmijë tre vjeç ka humbur jetën, pasi u shtyp pa dashur me makinë nga babai i tij. Ngjarja ka ndodhur në Carmarthenshire, ku fermeri Dewi Williams nuk e vuri re se djali i tij Evan kishte hapur derën e makinës, pak para tragjedisë së ndodhur në fermën e tyre.

Aksidenti u pa dhe nga nëna e Evanit, Sian dhe motra e tij më e madhe, të cilat gjithashtu ishte në anën e pasme të automjetit. Familja bujqësore po shpërndante 40 dele në një rimorkio kur aksidenti ndodhi.

Williams ishte duke kthyer rimorkion në një hapësirë të vogël, ndërkohë që kishte marrë me vete edhe  Sian për ta ndihmuar.

Një polic që heton aksidentin tha: Ishte e vështirë të kthehej, kishte pengesa në të dy anët. Gjatë manovrës për arsye të panjohura, Evan doli nga automjeti.

Në fund gjykatësi vendosi se vdekja e djaloshit ishte aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat