Dy aksidente dhe dy të lënduar brenda një dite në Vushtrri

Kronikë e zezë

Dy aksidente dhe dy të lënduar brenda një dite në Vushtrri

Më: 7 prill 2019 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar gjatë dy aksidenteve që kanë ndodhur brenda një dite në Vushtrri.

Në fshatin Karaqë, një mashkull ka pësuar lëndime trupore, pasi ka humbur kontrollin mbi biçikletën që e drejtonte duke u rrëzuar në rrugë.

Policia njofton se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa në rrugën ‘Bahri Kuqi’, viktima mashkull këmbësor është goditur nga automjeti i pa njohur. Si pasojë e aksidentit, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat