Për 24 orë në Kosovë, ndodhën 25 aksidente trafiku

Kronikë e zezë

Për 24 orë në Kosovë, ndodhën 25 aksidente trafiku

Më: 8 prill 2019 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

25 aksidente janë shkaktuar përgjatë 24 orëve të fundit në vend.

12 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 13 të tjerë pa të lënduar.

Përgjatë këtyre orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 52 tiketa trafik.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit pati apele të shumta nga policia për kujdes të shtuar në trafik, në mënyrë që të ketë shmangie të aksidenteve të cilat shpesh herë janë edhe fatale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat