Përfshihet nga flakët e zjarrit një makinë në dalje të qytetit Elbasan, lëndohet familja

Kronikë e zezë

Përfshihet nga flakët e zjarrit një makinë në dalje të qytetit Elbasan, lëndohet familja

Më: 8 prill 2019 Në ora: 17:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një automjet është përfshirë nga flakët para disa minutash në dalje të qytetit Elbasan.

Pamjet që shihni në fotogaleri, tregojnë momentet kur makina tip Mercedes Benz me targa AA812**, është rrethuar nga flakë të një zarri të papritur.

Në makinë ndodhej si shofer, pronari i mjetit, Mikel M., banor i Elbasanit dhe pjesëtarë të familjes së tij.

Gjithçka ndodhi teksa makina po përshkonte aksin nacional rrugor që lidh Elbasanin me qytetin e Cërrikut dhe në makinë po udhëtonte Mikeli së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tyre.

Nga ky incident, ata kanë marrë lëndime të lehta.

Në vendngjarje mbërritën forca policore dhe nga reparti zjarrfikës. Hetimet e para tregojnë se mjeti ka qenë në lëvizje, kur për motive ende të paqarta është përfshirë nga flakët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat