Punonjësi zyrtar mbushte veturën me derivate me para të shtetit

Kronikë e zezë

Punonjësi zyrtar mbushte veturën me derivate me para të shtetit

Më: 9 prill 2019 Në ora: 12:57
Ilustrim

Një person zyrtar është arrestuar në Kllokot nën dyshimin se ka përvetësuar 10 litra derivate, rast ky që nga Policia po cilësohet përvetësim në detyrë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i  njëjti në një pompë të derivateve,  kishte mbushur veturën zyrtare me derivate në sasi prej 60 litrave, ndërsa në faturë ka kërkuar që të shënohen 70 litra. Pastaj i dyshuari me një veturë private ka shkuar në pompë dhe kishte mbushur 10 litra,  të cilat nuk i kishte paguar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Dyshohet se i dyshuari këtë vepër e ka bërë në vazhdimësi.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat