Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Gjakovë-Prizren

Kronikë e zezë

Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Gjakovë-Prizren

Më: 10 prill 2019 Në ora: 09:24
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Tre persona janë të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në hyrje të Gjakovës.

Këtë e tha Albin Sahatçiu, komandant i Policisë së Trafikut në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gajkovë, ai gjithashtu tha se në aksident janë të përfshira dy vetura njëra është me targa të Shqipërisë.

“Aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i Taksisë pakontroll ka humbur drejtimin dhe ka dalë në shirit të kundërt”.

“Pas kësaj ai ka godit një veturë me targa të Shqipërisë ku dy persona kanë lëndime të lehta trupore”.

“Personi i tretë i lënduar është shoferi i Taksisë, i cili është dërguar në QKUK për të marr trajtim mjekësor”, tha Sahatçiu.

***

Në magjistralen Gjakovë-Prizren para pak minutave ka ndodhur një aksident.

Një lexues tha se ky aksident ndodhi në hyrje të qytetit të Gjakovës.

Akoma nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat