Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit V. B.

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit V. B.

Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:49
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit V. B. për shkak se ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë, e cila sanksionohet me Kodin Penal të Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit të Komunës së Kllokotit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar, duke shkuar në pompën e benzinës “Tina Petroll” në Kllokot, duke kërkuar që në dëftesë të evidentohet që ka marrë 70 litra karburante, e në realitet ka marrë 60 litra me veturë zyrtare.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V. B., pasi që po të caktohej ndonjë alternative do të mund pengohej zhvillimi i procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat