Për 24 orë u shqiptuan 1197 tiketa trafiku, ndodhën 35 aksidente dhe u arrestuan 19 persona

Kronikë e zezë

Për 24 orë u shqiptuan 1197 tiketa trafiku, ndodhën 35 aksidente dhe u arrestuan 19 persona

Më: 11 prill 2019 Në ora: 08:48
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 35 aksidente trafiku, ndërkaq janë shqiptuar 1 mijë e 197 tiketa

Gjatë ditës së mërkurë, në Kosovë janë arrestuar 19 persona për vepra të ndryshme penale, 5 persona janë dërguar në mbajtje ndërkaq 2 në vuajtje të dënimit.

35 aksidente trafiku kanë ndodhur nëpër rrugët e Kosovës, ku 12 prej tyre kanë qenë me persona të lënduar dhe 23 pa të lënduar.

Për shkelje të rregullave në trafik, policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 197 tiketa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat