Policia arreston një egjiptian për krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999

Kronikë e zezë

Policia arreston një egjiptian për krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999

Më: 11 prill 2019 Në ora: 19:33
Ilustrim

Sot më 11.04.2019, nga Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për hetimin e krimeve të luftës është arrestuar një person i dyshuar mashkull/egjiptian, për  Krime lufte në Kosovë në vitin 1999.

Pas lëshimit  të Aktvendimit mbi ndalimin e personit të arrestuar i njëjti është dërguar në Qendrën e ndalimit.

Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale: “Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat