Plagoset rendë një shqiptar në burgun famëkeq të Greqisë

Kronikë e zezë

Plagoset rendë një shqiptar në burgun famëkeq të Greqisë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 20:04
Ilustrim

Burgu i Koridalos është kthyer në një “arenë” përplasjesh mes shqiptarëve dhe grekëve.

Mëngjesin e ditës së sotme një grek është përleshur me një shqiptar, me kabllo elektriku, të cilin e kishin kthyer në një kamxhik.

Mediat greke bëjnë me dije se greku i dënuar për vjedhje, 33-vjeç dhe shqiptari 27-vjeçar, i arrestuar për drogë janë dërguar në spitalin e burgut në gjendje të rëndë.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen e dy të burgosurve, por hetimet janë duke vijuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat