Katër ditë peng një person në Fushë-Krujë, 1 i arrestuar 1 në kërkim

Kronikë e zezë

Katër ditë peng një person në Fushë-Krujë, 1 i arrestuar 1 në kërkim

Më: 12 prill 2019 Në ora: 09:22
Ilustrim

Një person është arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi prej 4 ditësh mbanin peng një person në Fushë-Krujë.

Në kuadër të operacionit të koduar "Plugu" u bë i mundur lirimin e shtetasi B. Z. Ndërsa u arrestua 24-vjeçari me iniciale E. M., banues në Nikel, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.

"Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor", sqaron policia.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.

Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat