Aktakuzë ndaj personit që e mbajti të lidhur me zinxhirë vajzën e tij 10-vjeçare

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj personit që e mbajti të lidhur me zinxhirë vajzën e tij 10-vjeçare

Më: 12 prill 2019 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.R., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 29 mars, për shkak se mbajti të lidhur me zinxhirë vajzën e tij 10-vjeçare.

Sipas aktakuzës, nga gjysma e muajit mars, deri më 29 mars 2019, në fshatin Pasjak, Komuna e Novobërdës, i pandehuri F.R., në shtëpinë e tij, me dashje dhe me qëllim të pamundësimit të lëvizjes së lirë, ka mbajtur të lidhur vajzën e tij 10-vjeçare, me një zinxhirë të shkurtër metalik, duke ia lidhur të dy këmbët, të cilën nuk e ka zgjidhur edhe përkundër kërkesave të saj, por e ka mbajtur me forcë të mbyllur brenda shtëpisë.

I pandehuri e ka mbajtur të lidhur vajzën e tij deri atëherë kur në shtëpinë e tyre kanë shkuar një komision nga shkolla, për shkak të shqetësimit se e mitura nuk vijonte mësimin, me ç’rast të njëjtën e kanë gjetur të lidhur dhe e kanë raportuar rastin.

Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Privim i kundërligjshëm i lirisë’’.

Prokurorja e rastit, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që i pandehuri të shpallet fajtor për këtë vepër penale dhe ndaj tij të shqiptohet sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat