Tragjike, 38-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në liqen

Kronikë e zezë

Tragjike, 38-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në liqen

Më: 13 prill 2019 Në ora: 10:08
Ilustrim

Trupi i një 38-vjeçari shqiptar është gjetur i pajetë në liqenin Maggiore në Itali. Mediat e vendit fqinj, raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Festim Brankollarit, i cili u gjet pas disa orë kërkimesh pasditen e së premtes.

Alarmi u ngrit nga disa dëshmitarë që panë shqiptarin, nga dritaret e një hoteli ku po qëndronin, duke u mbytur në ujërat e Liqenit Maggiore, pasi u rrëzua nga skateboard ku po bënte sërf.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën një ekip zhytësish nga Milano, zjarrfikësit nga Arona dhe një helikopter nga Malpensa.

Kërkimet zgjatën rreth dy orë. Trupi i pajetë i tij u gjet rreth orës 20:00, në 20 metra thellësi dhe 100 metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës ku ankorohen  anijet.

38-vjeçari shqiptar jetonte në Arona dhe ishte punësuar prej më shumë se 10 vitesh në një hotel afër liqenit të Meina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat