Gjendet i pajetë 39-vjeçari në Pejë, dyshohet se u aksidentua

Kronikë e zezë

Gjendet i pajetë 39-vjeçari në Pejë, dyshohet se u aksidentua

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Policia në Pejë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:55 kishte gjetur pa shenja jete 39-vjeçarin A.C., në rrugën “Selman Lajqi” në fshatin Vitomiricë.

Pas hetimeve intensive, policia dyshon se vdekja mund të jetë shkaktuar nga një aksident komunikacioni për çfarë edhe është arrestuar një person.

“Rreth orës 13:30 një person është ndaluar dhe i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në rrugën e lartcekur rreth orës 01:30 të datës 13.04.2019, me ç’rast personit të dyshuar ju ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor i komunikacionit rrugor dhe sektori rajonal për hetime në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat