Goditi me veturë për vdekje këmbësorin, kërkohet paraburgim

Kronikë e zezë

Goditi me veturë për vdekje këmbësorin, kërkohet paraburgim

Më: 14 prill 2019 Në ora: 13:04
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin E.B, i cili dje në Pejë ka goditur me veturë këmbësorin dhe ka humbur jetën.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndaj të pandehurit E.B., për shkak se i njëjti me datën 13 prill të këtij vitit, rreth orës 01:30, në rrugën “Selman Lajçi” në Pejë, shkel ligjin për rregullat e trafikut, duke i shkaktuar vdekjen të ndjerit A.C, në atë mënyrë, gjersa i pandehuri E.B., ishte me veturën e tij duke qarkulluar në rrugën e lartcekur, nuk përshtat shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës dhe i njëjtit me pjesën e përparme të veturës e godet këmbësorin A.C, duke e hedhur 4 metra jashtë rrugës, i cili nga goditjet e marra ndërron jetë, ndërsa i  pandehuri E.B., largohet duke mos u ndalur fare në vendin e ngjarjes.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat