Shtëpitë e banorëve të lagjes “Vreshta” cak i hajnave

Kronikë e zezë

Shtëpitë e banorëve të lagjes “Vreshta” cak i hajnave

Më: 14 prill 2019 Në ora: 13:21
Ilustrim

Banorët e lagjes Vreshta të kryeqytetit janë në hall me hajnat. Cak i vjedhjeve në këtë lagje janë bërë shtëpitë, e që për banorët është mjaft shqetësuese sepse përveç dëmit ata po ndihen edhe të rrezikuar për jetë.

E për të pasur një siguri më të lartë pothuajse të gjitha shtëpitë në këtë lagje të Prishtinës janë pajisur kamera.

Rasti i fundit i plaçkitjes ndodhi dy javë më parë kur familja Hasani kishin shkuar për të pushuar dhe kur ishin kthyer e kishin gjetur shtëpinë të thyer nga hajnat. E rastin në Polici e kishte lajmëruar djali i cili po qëndronte në shtëpi i vetëm.

Zonja e shtëpisë, S.H ka treguar për KosovaPress se teksa ata po pushonin në “Banjën e Kllokotit”, në shtëpinë e tyre u kishin hyrë hajnat të cilët u kishin shkaktuar disa dëme.

Ajo thotë se momentin kur e pa gjendjen e shtëpisë u tmerrua dhe iu duk sikurse ishin kthyer nga lufta.

S.H: U shqetësova shumë kur e pash dhomën time mu kujtua lufta

“Kur hynë hajni në shtëpi ku e dinë t’i çka ndodh, djali ka qenë këtu por fatbardhësitë djali ka qenë në punë në pikë të ditës hanë hyrë a kanë hyrë dy a ka hy një si ka informuar policia kanë qenë këmbë të mëdha dhe disa të vogla, por ata kanë hyrë rreth shtëpisë dhe pas shtëpie...Kanë hyrë për dritare e kanë hapur me pajser nuk e kanë thyer kanë hyrë pastaj kat kat përpjetë. Dhomën time e kishin bërë sikur me qenë luftë kur e pash beso u tmerrova...Nuk guxoja me hy se u shqetësova shumë tash për çdo ditë çka të shikoj mungon diçka them e paskan marr”, tha ajo.

Ajo është shprehur e pakënaqur edhe me punën që po e bëjnë organet e rendit.

S.H: Policia është vonua për me ardhur në vendin e ngjarjes

“Edhe djali e ka lajmërua për shembull janë vonuar 40 minuta....kur të lajmërosh nuk mund të thuash se është vjedhje a urgjente a nuk është urgjente derisa kanë ardhur kanë mundur edhe me mbyt këtu kam vërejtje edhe për ata se fundi i fundit kur të bëhet vepra tani asgjë, mundohesh me ndihmua”, tha  ajo. 

Banorët e kësaj lagjeje të kryeqytetit kanë thënë se hajnat kanë kryer vjedhje edhe te shtëpitë tjera afër tyre, dhe që cak i këtyre vjedhjeve janë edhe shtëpitë e pabanuara.

I shqetësuar për plaçkitjet që po ndodhin në lagjen e tij është shprehur edhe banori tjetër, Kadri Hasagjekaj, i cili tha se për shkak të këtyre ndodhive nuk po guxon ta lë shtëpinë vetëm.

Ai thotë se edhe Policia patrullojnë rrallë në këtë zonë, prandaj edhe hajdutët po i rrezikojnë ata.

Hasangjekaj: Ndihem i rrezikuar, asnjëherë shtëpinë nuk guxoj ta lë vetëm

“Po hyjnë hajnat, mua personalisht ende  nuk më kanë hyrë ende, por kurrë shtëpinë vetëm nuk guxoj me e lënë, në kojshi i kanë vjedhura sa herë. Janë njoftuar edhe policia as nuk marrin masa...Shumë rrallë i kam thirr sa herë sidomos për këtë rrugë këtu... Qysh nuk ndihem i rrezikuar kurrë shtëpinë nuk guxoj me lënë vetëm edhe me thirr policinë nuk vijnë hiq” ,tha i shqetësuar ky banor.

Se vjedhje të shumta po ndodhin në lagjen “Vreshta“, e pranojnë edhe Policia e Kosovës.

Sipas Drejtorisë Rajonale në Prishtinë vetëm në muajin mars kanë ndodhur 6 vjedhje për të cilat janë nisur edhe hetimet.

Përmes emailit nga zyra për informim në këtë institucion të sigurisë  kanë bërë të ditur se në tre mujorin e parë të këtij viti kanë ndodhur 308 vjedhje prej tyre 200 janë cilësuar si të rënda, kurse janë arrestuar gjithsej 608 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat