Arrestohen gjashtë persona, gjobiten pronarët dhe mbyllen shtatë lokale - Bota Sot
Arrestohen gjashtë persona, gjobiten pronarët dhe mbyllen shtatë lokale

Kronikë e zezë

Arrestohen gjashtë persona, gjobiten pronarët dhe mbyllen shtatë lokale

Më: 14 prill 2019 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Policia e Drejtorisë Rajonale të Pejës në bashkëpunim me inspektoratin e Komunës, gjatë ditës së djeshme kanë zbatuar një plan operativ, ku inspektuan lokalet të cilat dyshohej se nuk i përmbushnin obligimet ligjore për veprimtari që kryenin.

Sipas Policisë gjatë këtij aksioni, janë bastisur 10 lokale, dhe nga inspektorët komunal janë shqiptuar 7 gjoba për mos respektim të orarit të punës dhe dokumentacion jo të rregullt, janë kontrolluar të gjithë personat që ishin prezent në lokalet e bastisura.

“Gjatë këtij operacioni po ashtu janë kontrolluar dhe verifikuar dhjetëra automjete, ndërsa 6 (gjashtë) persona janë sjellë në stacionin policor Pejë”.

“Nga këta persona 4 (katër) të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë të cilat pas verifikimit nga hetimet kundër prostitucionit janë liruar, janë iniciuar 2 (dy) raste për veprën penale ‘Mbajtje ne pronësi, ne kontroll, posedim te pa autorizuar te armës‘, dhe ‘ posedim i narkotikeve‘”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është dërguar në ndalim policor, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”, thonë nga Policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat