Tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë me 400 litra derivate

Kronikë e zezë

Tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë me 400 litra derivate

Më: 14 prill 2019 Në ora: 15:19
Policia e Kosovës

Një person është ndaluar nga policia në Postenje të Leposaviqit, duke tentuar ta kalojë kufirin në mënyrë ilegale me automjetin me tabela të huaja, ku në të kishte të ngarkuara rreth 400 litra derivate në vlerë 430 euro.

Me vendim të prokurorit, malli dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti në procedure të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat