Arrestohet babai që plagosi të birin në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet babai që plagosi të birin në Ferizaj

Më: 16 prill 2019 Në ora: 10:00
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, saktësisht Departamenti për Krime të Rënda, njoftoi se policia ka arrestuar të dyshuarin R.M., dhe njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Sipas informacioneve të para, i njëjti dyshohet që sot, pas një mosmarrëveshje ka plagosur djalin e tij.

I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe  gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat