Një person dënohet me 17 vjet burg për shtytje në vrasje

Kronikë e zezë

Një person dënohet me 17 vjet burg për shtytje në vrasje

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:59
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 17 vjet burg të akuzuarin me iniciale A.A për veprën penale shtytje në vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata ka vërtetuar se pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarit A.A., në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike ka të  bëjë me veprën penale shtytje në vrasje të rëndë e jo me veprën penale vrasje të rëndë të kryer në bashkëkryerje me të pandehurin A.V. i cili gjendet në arrati.

 Gjykata është e bindur se ka vërtetuar se të gjitha veprimet e ndërmarra  nga ana e të pandehurit A.V dhe pasojat e shkaktuara janë si rezultat i shtytjes nga ana e të akuzuarit A.A./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat