Arrestohet grupi i grabitësve në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet grupi i grabitësve në Ferizaj

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:23
Ilustrim

Është arrestuar sot grupi i grabitësve në që vodhen në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda,  në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës- Njësia e Hetimeve Rajonale në Ferizaj, pas një pune hetimore intenzive, ka arritur të arrestoj katër prej pesë personave me iniciale  G.D., Ç.D., R.H. dhe D.M., për grabitjen e ndodhur ditën e  dielë, në orët e mëngjesit,  më datën 14.04.2019, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup, saktësisht në pikën e karburanteve “IT-Petrol”- në Ferizaj , ku  në të cilin rast të njëjtit, si grup i organizuar mirë, të maskuar dhe  nën kërcënimin e thikave kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

 Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me vendim të prokurorit ndaj katër personave është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa njëri nga ta ende është në kërkim e sipër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat